(VIDEO) Azir Aliu për ndarjen me Fetain: “U ndamë për t’u bashkuar”

(VIDEO) Azir Aliu për ndarjen me Fetain: “U ndamë për t’u bashkuar”

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili ka qenë njëri ndër protagonistët e fundit kryesor të politikës shqipare në Maqedoninë e Veriut, ishte i ftuari i radhës në emision “Debat në Shenja”, me të cilin janë shtjelluar një sërë temash. Ajo se çfarë është aktuale, është pikërisht edhe ndarja me Arben Fetain, të cilët të dy u larguan nga Aleanca për Shqiptarët, për të mbetur në qeveri së bashku me koalicionin VLEN, por duke pretenduar se ata janë ASH. Ndarjen e fundit nga Fetai, Aziri e quan ndarje për t’u bashkuar. Aliu tha se VLEN është bërë akademi politike për bashkim të partive dhe për krijimin e strukturave monolite.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Pra, edhe një herë potencoj, nuk është ndarje, është bashkim. Pse insistoj në fjalën bashkim, për shkak se edhe një herë them se jam inxhinier dhe flasim me fakte, ju e dini se sot në strukturën e ASH-së në VLEN, le që nuk largohet njerëzit nga VLEN, por bashkohen edhe anëtarë të ASH-së, që përkohësisht ishin në struktura tjera”.

Aliu nuk u tregua aspak i përmbajtur edhe për ish kryetarin e tij, gjegjësisht kryetarin e ASH-së, Arben Taravari. Duke komentuar deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”, se Azir Aliu i takon krahut të Adnan Azizit , ndërsa Fetai, krahut të Izet Mexhitit, dhe se beteja e tyre është që të fitojnë pozicione në VLEN, Aliu tha se këto deklarata bëhen me qëllim krijimin e përçarjes në VLEN, duke shtuar se me këtë qasje Taravari do të mbetet vet dhe do të jetë nënkryetari i dytë i BDI-së.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Kjo narrativë për fat të keq për Taravarin dhe për fat të mirë për neve, bën që anëtarët e ASH-së së Taravarit të vijnë tek ne. Për shkak se të zhbësh dhe të shumëzosh me zero energjinë dhe forcën që ta ka dhënë një anëtarë dhe sot politikisht nuk je në një vijë të njëjtë me kësi narrativi, tregon shumë për profilin e politikanëve të vjetër më që do të shkojnë në histori, politikanë që sot janë më ty e nesër bëhen që nuk të njohin”.

Ministri tha se kur e dëgjon Taravarin, e kthen fotografinë para 20 viteve, atëherë kur siç tha, Ali Ahmeti fliste për bashkim ndërsa punonte për përçarje. Pa precizuar kur dhe se si do të bëhet VLEN-i një parti, Aliu tha se kjo pritet të ndodhë sa ma shpejtë, pasi siç tha, egziston vullneti për një bashkim të tillë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING