(VIDEO) Azeski: “Bechtel dhe Enka” është një konsorcium ndërkombëtar dhe është e qartë që sapo merr pjesë në një tender është fituese

(VIDEO) Azeski: “Bechtel dhe Enka” është një konsorcium ndërkombëtar dhe është e qartë që sapo merr pjesë në një tender është fituese

Kryetari i odës ekonomike Branko Azeski kërkon që qeveria t’i japë përparësi operatorëve vendor. Azevski thotë se qeveria duhet ta ndihmojë sektorin investues i cili merr pjesë me përqindje të konsiderueshme në bruto produktin vendor. Ai për TV 24 tha se kompania “Bechtel dhe Enka” është konsorcium ndërkombëtar dhe se është e qartë që sapo të marrë pjesë në një tender është fituese.

BRANKO AZESKI KRYETARI I ODËS EKONOMIKE

Të gjitha situatat që nënkuptojnë zhvillimin e ekonomisë gri dhe korrupsionin duhet të eliminohen, të gjithë duhet të tërhiqen në pozicionet e tyre, ekonomisë duhet t’i jepet prioritet. Nuk do të lejojmë që situata të vazhdojë. Duhet tu jepet përparësi operatorëve vendor sepse janë shkatërruar. ‘Bechtel dhe Enka’ është një konsorcium ndërkombëtar dhe është e qartë që sapo merr pjesë në tender është fitues. Duhet të jetë një angazhim i drejtpërdrejtë i Qeverisë për të ndihmuar atë sektor që merr pjesë me një përqindje të konsiderueshme në bruto produktin e brendshëm dhe që tërheq pas vetes 50 degë të tjera artizanale që jetojnë prej tij”.

Azeski theksoi se vendi ynë ka nevojë për masa që do të nxisin rritjen e eksporteve, rritjen e produktivitetit, rritjen e inovacionit të kompanive për të arritur qëllimin, kryesisht rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING