(VIDEO) Avokati i popullit: Ulet numri i të punësuarve në administratën publike

(VIDEO) Avokati i popullit: Ulet numri i të punësuarve në administratën publike

Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke  prezantuar   Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të punësuarve në sektorin publik për vitin 2022, deklaroi se karakteristike për disa institucione është se kanë punësuar persona vetëm nga komuniteti shumicë, ndërsa te disa edhe nga komuniteti i dytë etnik sipas madhësisë, dhe nuk kanë punësuar njerëz nga komunitetet më të vogla, ose kanë punësuar vetëm një numër të vogël, ndërkohë që nuk ka përqindje të caktuar të përfaqësimit, veçanërisht në kuadrin udhëheqës të komuniteteve më të vogla.

NASER ZIBERI,AVOKAT I POPULLIT

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në nivel të përgjithshëm numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0,9%, kur ai ka qenë i përfaqësuar me 71,9%. Në vitin e kaluar 2022, komuniteti shqiptar ka shënuar një rritje të numrit të të punësuarve në sektorin publik me 0,8%, për dallim nga viti i kaluar kur përfaqësohej me 20,6% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, që do të thotë se sot përfaqësohet me 21,4%. Tek komuniteti turk vërehet rritje me 0,1% e numrit të përgjithshëm të të punësuarëve në administratën publike”.

Ziberi tha se disa institucione të cilat vitin e kaluar ishin cekur si shembull i keq për mosrespektimin e principit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, pas rekomandimeve të dhëna nga Avokati i popullit është vërejtur përmirësim i rezultateve.

NASER ZIBERI,AVOKAT I POPULLIT

“Këtë vit do të përmend institucionet sipas fushave, si për shembull: prokuroria (shqipëtar 14%, turq 2,5%, rom 0,5%), gjyqësia (shqiptarë 15 %, turq 1.3 %, rom 1 %), mbrojtja sociale, organe të pavarura shtetërore, si agjencionet, drejtoritë, komisionet dhe kështu me rradhë (Agjencia për film 0%, Byroja për përfaqësimin e RMV-së para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut 0%, Agjencia për siguri radiacionale 0%, Këshilli për avancimin dhe mbikqyrjen e revizionit 0%, Qendra për zhvillim të rajonit planor të Shkupit 0%). Posaçërisht dua të theksojë brengosjen për mosrealizimin e këtij obligimi kushtetues dhe ligjor në sektorin shëndetësor (17% shqiptar, vetëm 1,5% turq, 1% rom dhe 0,6% vlleh)”.

Sa i përket të dhënave të grumbulluara për përfaqësimin gjinor dhe arsimor,Ziberi thot se  të njëjtat tregojnë se këtë vit në subjektet e sektorit publik ka 130.377 persona të punësuar, prej të cilëve 66.303 janë meshkuj (50.85%), ndërsa 64.074 janë femra (49,15%). Raporti paraprak për vitin 2021, ai thot  nga gjithsej 134.099 të punësuar në subjektet e hulumtuara publike, 69.014 (51,46%) janë meshkuj, ndërsa 65.085 (48,54%) janë femra.

 Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING