(VIDEO) Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportime

(VIDEO) Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportime

Avokati i Popullit ka hapur linjën telefonike falas 0800-54321, në të cilën qytetarët mund të raportojnë shkeljen e të drejtës së votës. Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, linja do të jetë e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

Përveç përmes telefonit, qytetarët do të mund të raportojnë një shkelje të të drejtave të tyre të votimit personalisht në shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.

AVOKATI I POPULLIT

E drejta e votës është e drejtë e garantuar me kushtetutë si e drejtë universale dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë. Askush nuk mund të mbahet përgjegjës për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj nuk është rastësi që shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme”, deklaron Avokati i Popullit”.

Nga zyra e Avokatit të Popullit shtojnë se qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat vijues të telefonit për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488”, deklaron zyra e Avokatit të Popullit.

Prandaj, ata theksojnë se institucionet kompetente janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtës së garantuar të votës së qytetarëve, e cila ushtrohet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të fshehtë në zgjedhje.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING