(VIDEO) Avokati i Popullit hap linjë telefonike falas për parregullsitë eventuale

(VIDEO) Avokati i Popullit hap linjë telefonike falas për parregullsitë eventuale

Në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit ka bërë me dije se këto linja telefonike do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës sa zgjatë votimi, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Avokati i Popullit

Nëse qytetarët vërejnë parregullsi ose ndonjë pengsë gjatë realizimit të së drejtës së votës së tyre, mund të lajmërohen në numrin e telefonit falas 0800-54321”.

Gjithashtu përveç që mund të lajmërohen në telefon, Avokati i Popullit ka njoftuar se denoncimet e tyre, qytetarët mund të bëjnë edhe me prezencë fizike.

Avokati i Popullit

Denoncimet qytetarët mund t’i bëjnë edhe në 7 zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip”.

Nga institucioni i Ombudsmanit rikujtojnë qytetarët se organet kompetente janë të obliguara që të sigurojnë mbrojtje të plotë të së drejtës së votës të garantuar me kushtetutë, e cila ushtrohet drejtpërdrejt dhe fshehurazi në zgjedhje.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING