(VIDEO) Avokati i Nezirit thotë klienti i tij nuk është përfshirë në sulmin në M-NAV
Gjykata Penale ka mbajtur seancë për ankesën e Prokurorisë, për vendimin e gjykatës që të mos caktojë paraburgim për të dyshuarit për dhunën në M-NAV.
Elenko Milanov, avokati i të dyshuarit për dhunë, tha se klienti i tij nuk ka marrë pjesë në incidentin në Navigacionin Maqedonas, madje tha se nuk ka pasur absolutisht asnjë kontribut në këtë rast dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas shpinës së tij.
Elenko Millanov tha se klienti i tij nuk e ka ndërmend të arratiset.
“E gjithë fama rreth kësaj ngjarje filloi me një dezinformim që përsëritet vazhdimisht, dhe të gjitha deklaratat dhe komentet e mëparshme si nga publiku profesionist ashtu edhe nga ai joprofesionist bazohen në atë dezinformatë, që është se çfarëdo që ndodhi, ndodhi në kullën e kontrollit. Në këtë ngjarje nuk ka asgjë që ka ndodhur në strukturën e kontrollit, as nuk ka ndonjë gjë që ndodh pranë asaj kulle kontrolli”.
Millanov shtoi se klienti i tij nuk e ka ndërmend të arratiset.
Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, thotë se që sistemi është i shkatërruar, kjo është parë në M-NAV ku antarë të BDI-së kanë sulmuar dhe e kanë rrezikuar objektin me rëndësi strategjike.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Kjo vetëm tregon se sistemi është i devalvuar, sistemi është i shkatërruar, nuk funksionin. Kjo ndodh në Navigacionin e Maqedonisë ku dhunues dhe sulmues, anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim sulmojnë në hapsirat dhe praktikisht e kanë rrezikuar objektin që është e një rëndësie strategjike për Maqedonisë”.
Përndryshe, për sulmin në objektin e M-NAV-së dhe sulmin ndaj punonjësve, Gjykata Penale ka caktuar masë sigurie ndaj Bekim Nezirit, këshilltar i drejtorit të M-NAV-së dhe tre personave të tjerë, ndonëse Prokuroria Publike ka kërkuar masën e paraburgimit, të cilit prokuroria apeloi. Ndërkaq, 4 persona tjerë janë të pakapshëm për organet e rendit.
Emine Ismaili /SHENJA/