(VIDEO) AUV ka asgjësuar 83 kg ushqim të pa sigurt në disa kopshte dhe një shkollë

Është asgjësuar 24 kilogramë ushqim i pasigurt në 3 kopshte të fëmijëve pasi inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë përcaktuan se nuk ishte ruajtur siç duhet. Drejtorët e kopshteve janë dënuar në para dhe përveç kopshteve janë asgjësuar edhe 59 kilogramë ushqim në një shkollë për shkak të deklarimeve të pasakta, kanë njoftuar nga Agjencia.
AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË
“Nga kontrollet e kryera në shkolla, u konstatuan kushte të pakënaqshme në një kuzhinë shkolle. Devijime nga praktikat e mira të prodhimit dhe higjienës u gjetën në dy kuzhina. Për shkak të deklarimit të pasaktë, u asgjësuan 59 kilogramë ushqim. Shërbimet e inspektimit të Agjencisë së vendosën 1 gjobë dhe lëshuan 5 vendime për eliminimin e tyre për mospërputhjet e identifikuara me kontrollet në kuzhinat e shkollave”.
Nga AUV thonë se nga shtatori i këtij viti janë kryer 91 kontrolle në kopshte dhe 23 inspektime të jashtëzakonshme në shkolla dhe se për mospërputhjet e identifikuara janë lëshuar 9 vendime me urdhër për heqjen e kuzhinave. “Në dy kopshte higjiena nuk ishte e kënaqshme në kuzhina dhe një kopsht nuk kreu një kontroll të detyrueshëm shëndetësor të stafit të punësuar në kuzhina”, thuhet në komunikatën e AUV-së.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/