(VIDEO) Autoritetet premtojnë zbardhjen e vdekjes së foshnjes 14-muajshe
Një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas deklaratave të prindërve të tij foshnja ishte refuzuar disa herë për shtrim në spital. Pas përkeqësimit të gjendjes së foshnjes, pasi ishte refuzuar disa herë, u hospitalizua, thanë prindërit.
Drejtori I klinikës së fëmijëve “Nënë Tereza” Shkup, Rexhep Memedi deklaroi se foshnja është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore në klinikë.
REXHEP MEMEDI, DREJTOR I KLINIKËS SË FËMIJËVE “NËNË TEREZA”
“Në pranim fëmija ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte me saturacion të ulët të oksigjenit 40 %. Kolegët nga kujdesi intensiv dhe anesteziologët, e kishin vendosur në proces të intubimit. Gjatë intubimit ka pasur një arrest kardiak, më pas është reanimuar sipas protokollit, por pa iu përgjigjur procedurës së reanimacionit foshjna ka ndërruar jetë në orë 04:20 minuta”.
Nga Minisitria e Shëndetësisë kanë njoftuar se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve dhe Klinikën për Sëmundje të frymëmarrjes te Fëmijët “Kozle”, ku është trajtuar fëmija 14 muajsh i cili ka ndërruar jetë.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, pas së cilës do të përcaktohen shkaqet e vdekjes. ISHSSH në përputhje me kompetencat e veta, do të kryej inspektim të jashtëzakonshëm në objektet shëndetësore ku është trajtuar foshnja e ndjerë në Klinikën Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët në Kozle, ku është trajtuar më parë dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku u shtrua në spital dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm”.
Nga MPB njoftuan se rreth orës 04:50 në Klinikën e Fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” V.S nga fshati Goshincë dhe vëllai i tij kanë dëmtuar inventarin në spital pasi vajza njëvjeçare. e V. S kishte ndëruar jetë.
MPB
“Rreth orës 04:50 në Klinikën e Fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, V.S 29-vjeçar nga fshati Goshincë dhe vëllai i tij kanë dëmtuar inventarin në spital pasi vajza njëvjeçare. e V. S kishte ndërruar jetë”.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor Kirill Llazov, tha se do të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet shëndetësore ku më parë është trajtuar foshnja e ndjerë, për të konstatuar të vërtetën për lëshimet e mundshme në mjekim.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/