(VIDEO) Autoritetet bëjnë thirrje të mos përdorin mjete piroteknike

(VIDEO) Autoritetet bëjnë thirrje të mos përdorin mjete piroteknike

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë sa më largë përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë natës së ndrimit të vitit. Sipas MPB-së, përdorimi i mjeteve piroteknike shpërthyese përbën rezik për shëndetin dhe vet jetën e përdoruesit. Zëdhënësi i kësaj ministrie thotë se kanë zhvilluar disa fushata me qëllim rritjen e vetëdijes tek të rinjtë po edhe prindërit që ti mbajnë sa më largë fëmijët nga mjetet shpërthyese gjatë festive të fundvitit. Përveç përdoruesve të mjeteve piroteknike, Andreevski kishte një apel edhe për shoferët që të përbahen rregullativave ligjore dhe të mos drejtojnë makinat kur janë në ndikim të alkoolit.

GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË

Të respektohen në përpikmëri rregullat e komunikacionit, veturat me patjetër të jenë të paisur me mjetet dimrore ndërkaq, shoferët në asnjë mënyrë të mos drejtojnë makinat nën ndikim të alkoolit. Apelojmë që qytetarët ti respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë. Ti respektojmë rregullat ligjore, të kemi rrugë të sigurta”.

Ndërkaq, Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka njoftuar se në pikën kufitare në Bllacë, janë sekuestruar mbi 40 mijë copë fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike. Nga Drejtoria gjithashtu njoftojnë se kundrejt personit të cilit i janë sekuestruar mjetet shpërthyese i cili me prejardhje është nga Gostivari, është ngritur kallëzim penal për posedim, ndërmjetësim dhe tregëti të paautorizuar të armëve dhe materieve eksplozive.

DREJTORIA E DOGANAVE

U sekuestruan 40,872 copë mjete piroteknik – fishekzjarre, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. Kundër autorit të veprës penale, një shtetas i Maqedonisë nga Gostivari, është ngritur procedurë penale. Krimi u zbulua në pikën kufitare të Bllacës, gjatë një inspektimi të një automjeti me targa zvicerane. Gjatë hetimit, u përcaktua se autori i veprës kishte blerë eksplozivët e paligjshëm nga Prishtina dhe donte t’i importonte ato ilegalisht në Maqedoni“.

Për sekuestrim të mjeteve piroteknike ka njoftuar edhe SPB Shkup, nga ku thonë gjithashtu se gjatë një aksioni të realizuar nga Njësiti për tregëti të paligjshme në Bit Pazar të Shkupit janë sekuestruar rreth 6.000 mijë copë mjete piroteknike të ndryshme.

SEKTORI PËR PUNË TË BRENDSHME SHKUP

Më 30.12.2025, pas ndërmarrjes së masave operativo-taktike nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, në rrugën “192”, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 6.000 copë mjete piroteknike të ndryshme“.

MPB që nga fillimi i muajit ka zhvilluar vazhdimisht aksione dhe ka kapur sasi të konsiderueshme të mjeteve piroteknike në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa kontrabanduesit e këtyre mjeteve janë ndaluar në stacionet policore.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING