(VIDEO) Australia: Nëse bota nuk vepron, rrezik të mos ketë më Palestinë

(VIDEO) Australia: Nëse bota nuk vepron, rrezik të mos ketë më Palestinë

Tetë persona, përfshirë një fëmijë, vdiqën nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, transmeton Anadolu. Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh informoi rreth vdekjeve nga uria në Gaza. Ai tha se numri i të vdekurve nga uria në Gaza arriti në 188, prej të cilëve 94 fëmijë.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Ëong tha se rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme kalon nëpërmjet zgjidhjes me dy shtete. “Nëse bota nuk vepron, ekziston rreziku të mos ketë më Palestinë për t’u njohur”, tha Ëong. Kryediplomatja australiane thekson se ata mbështesin armëpushimin dhe shpërndarjen e ndihmave në Gaza dhe se do të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje. Ministria Ëong njoftoi dje se do të ofrojë 20 milionë dollarë australianë (rreth 13 milionë dollarë) në mbështetje të organizatave ndërkombëtare të ndihmës në Gaza, e cila është nën bllokadë të rreptë izraelite që kufizon rrjedhën e ndihmës humanitare.

Ndërkaq, Kanadaja ka bërë të ditur se ka hedhur nga ajri 10 tonë ndihma humanitare në Gaza dhe ka theksuar se pengesat e qeverisë izraelite ndaj ndihmave përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëta. “Ndihmat humanitare në Gaza janë tejet të kufizuara dhe nevojat humanitare kanë arritur një nivel të paprecedentë. Pavarësisht përmasës së nevojës, partnerët humanitar përballen me sfida serioze për të shpërndarë ndihma jetësore përmes rrugëve tokësore për shkak të kufizimeve të vazhdueshme nga qeveria izraelite”, theksohet në deklaratë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 61.020 ndërsa numri i të plagosurve në 150.671. /SHENJA/

 

MARKETING