(VIDEO) Asnjë Universitet i RMV-së nuk arriti të futet në 1000 më të mirët në botë

Maqedonia e veriut edhe këtë vit nuk zë vend në listën e 1000 universiteteve më të mira në botë. Renditja Akademike e Universiteteve Botërore për vitin 2025, e njohur si “Lista e Shanghait”, nga organizata “ShanghaiRanking Consultancy”, ka publikuar 1000 institucionet botërore më të mira të arsimit të lartë, por RMV sërish nuk ka gjetur vend për pjesmarje në këtë listë.
Në krye të listës dominojnë përsëri universitetet amerikane. Harvard rënditet i pari për të 23 herë, i ndjekur nga Stanford dhe MIT. Universitetet që hyjnë në dhjetëshen më të mirë sipas renditjes së Shangait janë edhe Kembrixh i 4, Berkeley 5, Oksford 6, Princeton 7, Kolumbia 8, Kaltek 9 dhe Çikago 10.
Sa i përket Ballkanit, Sërbia me universitetin e Beogradit rënditet në listë në mes vendeve 401-500. Renditja e tij mbetet e njëjtë me vitin e kaluar dhe është universiteti me renditjen më të lartë në vendet e Ballkanit. Përveç RMV-së, lista e Shangait nuk përmban edhe asnjë universitet tjetër nga rajoni, si nga Bullgaria, Shqipëria apo Kosova.
Universitetet në listë rënditen bazuar në gjashtë parametra, duke përfshirë numrin e ish-punonjësve dhe aktualëve të fituesve të Çmimit Nobel dhe Medaljes Fields, numrin e punimeve të botuara në revistat Nature dhe Science, numrin e studiuesve më të cituar sipas Clarivate, numrin e punimeve të indeksuara në Science Citation Index – Expanded dhe Social Sciences Citation Index (Web of Science), dhe performanca e universiteteve për frymë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/