(VIDEO) ASH kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e ministrit Limani

(VIDEO) ASH kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e ministrit Limani
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, kërkonë dorheqje të mënjehershme të Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë, Fatmir Limani, pasi këtij të fundit, i’u është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e detyruar të anulojë vizitën zyrtare në OKB në New York.

Sipas ASH-së, qeveria duhet të reagojë menjëherë, pasi siç thonë, kjo është një goditje e rëndë për imazhin e shtetit, një turp për institucionet dhe një tregues alarmant i diskreditimit ndërkombëtar të kësaj qeverie.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT E ZIADIN SELËS

Kërkojmë menjëherë dorëheqjen ose shkarkimin e Fatmir Limanit! Ky nuk është vetëm një dështim personal i tij, por një njollë e zezë për gjithë qeverinë. Heshtja e kryeministrit dhe partnerëve të tij tregon ose paaftësi për të menaxhuar këtë krizë, ose frikë për të thënë të vërtetën. Qytetarët meritojnë një qeveri që nuk turpëron vendin ndërkombëtarisht”.

ASH thekson se partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se ky skandal nuk përfaqëson shqiptarët dhe as vlerat euroatlantike që ne mbrojmë.

Ndërkaq, ministri Fatmir Limani, me anë të një statusi në Facebook është sqaruar për refuzimin e vizëz për në SHBA.

FATMIR LIMANI, MINISTËR PËR POLITIK SOCIALE, DEMOGRAFI DHE RINI

Arsyea e ‘pengesës së lëvizjes’ së lirë është nga fakti që flijova gjithçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendëlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare. Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdesshëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes së përjetshme”.

Ndryshe, refuzimi i vizave për SHBA për disa politikanë , ka përplasur disa herë koalicioni VLEN dhe BDI-në.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING