(VIDEO) ASH e Taravarit thotë se ministri Aliu i gënjeu infermieret e Tetovës

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, e ka quajtur gënjeshtar ministrin e shëndetësisë, Azir Aliu. Sipas tyre, së fundmi dolën në pah të gjitha mashtrimet e tij rreth punësimit të 155 punonjësve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës. ASH e Taravarit thotë se edhe pse mori përgjigje negative nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ministri Aliu vazhdoi “dramën” politike, duke deklaruar se punonjësit shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës do të marrin vendime
GENC SELMANI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“I kujtojmë ministrit se kanë kaluar gati dhjetë ditë nga mbajtja e testimit – ku, përveç punonjësve që presin me vite, ishin edhe shumë militantë të VLEN-it – dhe të gjithë janë mashtruar njësoj. Ashtu siç e paralajmëruam, Azir Aliu ka mashtruar publikisht. Ligji për Zgjedhje, neni 8A, pika 1, paragrafi 3, është i qartë: Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nuk mund të fillohet procedura e punësimit të personave të rinj ose të ndërpritet marrëdhënia e punës në institucionet publike, ndërsa procedurat e filluara vihen në pushim, përveç punëve urgjente dhe të pashmangshme”.
Sipas ASH-së, punësimi i stafit mjekësor – sado i rëndësishëm – nuk konsiderohet urgjencë ligjore, pasi personeli aktual ka kontrata në fuqi dhe nuk përfshihet në kategorinë e punëve të pashmangshme. Sipas tyre ky veprim, jo vetëm që është i pa pranueshëm por është edhe shantazh politik.
Nga ASH-ja thonë se për veprimet e Azir Aliut do të dorëzojnë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe për të ndaluar çdo tentim manipulimi me personelin mjekësor të Spitalit Klinik të Tetovës.
Mevludin Imeri /SHENJA/