(VIDEO) ASH e Taravarit: Qeveria diskriminon kompanitë shqiptare

(VIDEO) ASH e Taravarit: Qeveria diskriminon kompanitë shqiptare

Aleanca për Shqiptarët krahu I Arben Taravarit ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj kompanive shqiptare. Sipas tyre kredia hungareze mban vulën e diskriminimit. Arben Halili nga ky subjekt tha se një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes për kredinë 500 milionë euroshe nga Hungaria qytetarët shohin se ajo ka përfunduar vetëm tek bizneset maqedonase.

ARBEN HALILI, ASH E TARAVARIT

Nga 250 milionë euro të dedikuara për investime, deri më tani janë ndarë 125 milionë, por taksapaguesit nuk e dinë ku kanë shkuar këto mjete. Asnjë listë përfituesish, asnjë emër, vetëm numra abstraktë dhe fjalë boshe. E ndërsa qeveria flet për zhvillim, kompanitë shqiptare mbeten të përjashtuara. Kompanitë shqiptare nuk kanë përfituar as 10% të këtyre fondeve. Ky është diskriminim me vulë shtetërore. Një padrejtësi e planifikuar, e heshtur nga institucionet dhe e justifikuar me propagandë qeveritare.

Ai tha se si Aleancë për Shqiptarët nuk mund të qëndrojnë indiferentë përballë kësaj politike përjashtuese dhe kthimit në praktikat e të të kaluarës. Halili tha se kjo që shohim sot është një model i vjetër i diskriminimit, vetëm me fytyra të reja, një qeveri që përdor kredinë hungareze për të forcuar klientelizmin dhe varësinë politike, ndërsa shqiptarët i konsideron të tepërt.

Aleanca e Taravarit kërkon : – Publikimin urgjent të listës së plotë të përfituesve; – Sqarimin e qartë të kritereve të ndarjes së fondeve dhe projekteve të financuara; – Auditim të pavarur dhe publik të të gjithë procesit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING