(VIDEO) ASH e Taravarit: 0 projekte për universitetet shqiptare

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ka vazhduar edhe sot me akuza ndaj qeverisë, ndërsa kësaj here ata thonë se, institucionet arsimore shqiptare po diskriminohen hapur nga qeveria. Belinda Amiti nga ASH, tha se Universitetet dhe institutet shqiptare po përjashtohen sistematikisht nga financimet publike për projekte shkencore.
BELINDA AMITI, ASH
“Në projektet e ndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në konkursin për financimin e projekteve kërkimore shkencore, me interes të veçantë shekncorë dhe publikë janë ndarë gjithsej 30.4 milionë denarë dhe atë, katër projekte i takojnë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, një Universitetit Goce Dellçev në Shtip, zero për Universitetin Nën Tereza, zero për Universitetin e Tetovës”.
Amiti tha se asnjë projekt ndërtimi i objekteve arsimore nuk është financuar në komunat shqiptare, ndonëse ato përballen me mungesë infrastrukture themelore. Ajo tha se gjithashtu kundërshtojnë implementimin e pa kontrolluar të Intelegjencës Artificiale në shkolla, pasi sipas saj, përdorimi i Intelegjencës Artificiale, po futet në arsim pa strategji kombëtare, pa pilot projekt dhe pa kuadër etik e shkencor.
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë financim të barabartë për të gjitha universitetet publike; përfshirje të komunitetit akademik shqiptar në çdo reformë dhe krijimin e një Komisioni të Pavarur për mbikëqyrjen e përdorimit të Intelegjencës Artificiale në shkolla.
Samir Mustafa /SHENJA/