(VIDEO) Asfaltohet një rrugë në Haraçinë, Beqiri paralajmëron projekte të tjera

(VIDEO) Asfaltohet një rrugë në Haraçinë, Beqiri paralajmëron projekte të tjera

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, i shoqëruar nga zv. Ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë përuruar sot rrugën 14 në fshatin Haraçinë.

Ky projekt është një nga shumë projektet e fituara të Komunës së Haraçinës nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje ndaj Komunave.

Për kryetarin Daut Beqiri bashkëpunimi Qeveri-Komunë sjell rezultate të dukshme dhe të prekshme në terren, projekte të cilat sipas të parit të Haraçinës përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve.

DAUT BEQIRI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS

Në këtë rrugë nuk është bërë vetëm asfaltimi paraprakisht është bërë edhe infrastruktura e plotë nëntokësore, pra është bërë realizimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal. Kostoja e këtij projekti kap vlerën afërsisht 10 milion denarë që dmth një investim serioz për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Me angazhim, me përgatitje të projekteve edhe ne si Haraçinë dijmë të përfitojmë projekte dhe të sjellim investime konkrete në terren”.

Zv. Ministrja Zekolli deklaroi se ky nuk është projekti i vetëm që realizohet në Haraçinë me mbështetje të Qeverisë dhe se projektet të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve do të mbështeten në vazhdimësi nga Qeveria.

KALTRINA ZEKOLLI SHAQIRI, ZV. MINISTRE E TRANSPORTIT

Gjithsej janë gjashtë projekte me vlerë prej 54 milion denarëve. Ky është vetëm fillimi nga qeverisja jonë që po bëjmë për decentralizim dhe për fuqizim të komunave dhe besoj që bashkërisht me koordinim të mirë dhe bashkëpunim do të bëjmë më të mirën për qytetarët e këtij vendi”.

Rruga e lëshuar në përdorim është e gjatë 1 km, kurse e gjerë 5 metra dhe veç asfaltimit përfshinë edhe punimet nëntokësore po edhe shteg për këmbësorë me gjatësi prej 500 metrash. Kreu i Haraçinës mes tjerash paralajmëroi intensifikim të punëve në terren në të gjithë territorin e komunës.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING