(VIDEO) As Toshkovski nuk u shpëton kamerave, merr vërejtje për tejkalim shpejtësie

(VIDEO) As Toshkovski nuk u shpëton kamerave, merr vërejtje për tejkalim shpejtësie

Jo vetëm qytetarët, por nga syri i “Safe City”, nuk mund të ikin as zyrtarët e lartë shtetërorë kur ata drejtojnë veturat private dhe shkelin rregullat e komunikacionit. “Vërejtje” për shkelje të rregullave gjatë drejtimit të veturës ka marrë vet Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Këtë e lajm e ka shpërndarë ministri në rrjetet sociale ku ka zbuluar se “vërejtja” ka të bëjë me shkeljen e shpejtësisë dhe se ai ka drejtuar makinën e tij private të tipit Volvo, me 1 km më tepër se shpejtësia e lejuar prek 50 kilometrash në orë.

PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Kjo është ilustrimi më i mirë se si duhet të funksionojë shteti. Sistemi vlen dhe vepron njësoj për të gjithë dhe, nëse regjistron shkelje – pason sanksioni, pa marrë parasysh kush është në automjet. Nuk ka përjashtime, nuk ka selektivitet, nuk ka të privilegjuar”.

Shton se shteti do të bëhet i sigurt vetëm atëherë kur ligjet do të vlejnë për të gjithë njësoj.

PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Qëllimi i “Safe City” nuk është ndëshkimi, por rendi, disiplina dhe shpëtimi i jetëve njerëzore. Ky shtet do të bëhet më i sigurt vetëm nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë, përfshirë edhe ne që jemi më përgjegjësit për zbatimin e tyre. Me numrin alarmant të viktimave në rrugë që kemi, duhet të tregojmë shembull personal dhe përgjegjësi.

Që nga fillimi i zbatimit të periudhës testuese të masës “Safe City”, në opinion është hapur një debat i gjerë mbi çështjen nëse ky sistem duhet të ketë toleranca dhe nëse duhet të ndëshkojë ose jo shoferët kur kapen duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar vetëm me 1 ose 2 km në orë. Duke folur për çështjen e tolerancës, në konferencën e fundit Toshkovski theksoi se janë në fazë diskutimesh dhe se pritet të vendoset mes modelit me 10% tolerancë ose modelit pa asnjë përqind tolerancë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING