(VIDEO) Arsovska: Qeveria ka planifikuar destabilizimin e Shkupit

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka akuzuar sot se Izet Mexhiti, Visar Ganiu dhe Ejup Ademi nga koalicioni VLEN kanë bërë plane për ta destabilizuar Shkupin. Ajo nëpërmjet një shkrimi në rrjete sociale thotë se në mëngjes ka marrë informacione se ata po bëjnë përpjekje për ta destabilizuar kryeqytetin.
MARKETING
DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT
“Biznesi i tyre multi-milionësh po destabilizohet. Ganiu, Mexhiti dhe Ademi po destabilizohen. Këtë mëngjes më thanë se kanë kurdisur plan për të destabilizuar Shkupin. Do të fillojnë me ndërmarjen e transportit publik, pastaj me Higjienën Komunale dhe do të krijojnë kaos për të defokusuar dhe qeverisur. Kjo është ajo që do të ndodhë nga sot”.
Ditët e fundit Arsovska dhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu kanë pasur përplasje dhe debate publike duke e akuzuar njëri tjetrin vazhdimisht. Arsovska ka akuzuar Ganiun se ka legalizuar banesa me dokumente të falsifikuara , Ganiu nga ana tjetër ka akuzuar Arsovskën për mos ndarje të buxhetit në mënyrë të barabartë për komunat shqiptare dhe për kaos në qytetin e Shkupit, ndërkaq zv.kryeministri Izet Mexhiti ka paralajmëruar se do të ngre padi për Arsovskën pasi sipas tij veprimet e Arsovskës janë tentim i BDI-së për destabilizim të vendit përmes komunave.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/