(VIDEO) Arsovska nuk heq dorë nga kërkesa për kthimin e përmendores së Qosetos

(VIDEO) Arsovska nuk heq dorë nga kërkesa për kthimin e përmendores së Qosetos

MARKETING

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, nuk heq dorë nga kthimi i monumentit të Andon Lazov-Qoseto, i cili ishte vendosur para kompleksit të gjykatës në kohën e VMRO DPMNE-së dhe i cili ishte hequr nga ish-kryetari Petre Shilegov. Kjo është hera e dytë që Arsovska në një seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit propozon një pikë për kthimin e Qosetos. Dy muaj më parë, kjo pikë ishte në rend dite, por nuk u votua nga këshilltarët. Sipas informacioneve, në seancën e Këshillit, e cila do të mbahet të hënën, me kërkesë të Arsovskës, kjo pikë është futur sërish në rend dite. Ashtu si herën e kaluar edhe tani propozohet që monumenti në vend të kompleksit të gjykatave të vendoset në një lokacion të ri, pranë rrethrrotullimit në bulevardin Aleksandar Makedonski afër hotelit “Continental”.

MARKETING

Sample Image

Para 3 mujave Arsovksa në rrjеtin e saj social Facebook shkruajti se nuk do të lejojnë që përmendorja e revolucionarit maqedonas të ndryshket nëpër depo.  Arsovska në prill të këtij viti ka dorëzuar kërkesë në Komunën e Qendrës për dhënien e pëlqimit për fillimin e procedurës sipas së cilës do të fillonte procedura për kthimin e monumentit.

Në shkurt të vitit 2018, monumenti u hoq me urdhër të kryetarit të atëhershëm, Petre Shilegov, sepse ishte ndërtim pa leje.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING