(VIDEO) Arsovska letër të hapur euroambasadorit Rokas: Mafia ka shtet në Maqedoni

(VIDEO) Arsovska letër të hapur euroambasadorit Rokas: Mafia ka shtet në Maqedoni

“Në çdo shtet ka mafie, vetëm në Maqedoni mafia ka shtetin e vet”. Kështu shkruan në letrën e hapur kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, të cilën ia ka dërguar euroambasadorit Mihalis Rokas. Arsovska kërkon ndërhyrjen e BE-së dhe përcjelljen e situatës, eurokomisioneres Marta Kos, e cila ndodhet në Shkup. Në letrën e hapur drejtuar BE-së, ajo thekson se është vazhdimisht nën kërcënime dhe nuk ka marrë asnjë mbrojtje nga institucionet shtetërore. Arsovska kërkon përkrahjen e BE-së në emër të drejtësisë dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

‘’Kohët e fundit kemi zbuluar një skandal të madh kriminal ku është i përfshirë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe grupi i tij i organizuar kriminal. Ky grup është i përfshirë në falsifikim të dokumenteve nga disa institucione, përmes të cilave u kanë mundësuar në mënyrë ilegale disa personave, madje edhe të mitur të fitojnë miliona”.

Arsovska ka sqaruar në letër se ka zbuluar 152 raste penale të cilat përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve. Ajo shkruan se ministri i Punëve të Brendshme në vend që të veprojë, bën politikë dhe e rrezikon siguri e saj, fëmijës dhe familjes së saj si dhe siguri e punonjësve të qytetit të Shkupit.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

Inspektorët tanë dhe punonjësit, që punojnë me përkushtim në këtë çështje, janë përballur me dhunë dhe forcë brutale. Gomat e makinave të tyre janë prerë me thika, dhe si ata, ashtu edhe unë, kemi marrë kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë tonë nga persona të lidhur me Visar Ganiun në këtë skandal’’.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit po ashtu shkruan në lëter se si përgjigje ndaj provave që i kanë mbledhur, Prokuroria Themelore Publike ka nisur hetim. Provat e tyre janë konfirmuar nga disa institucione shtetërore, si dhe nga subjekte juridike dhe fizike. Duke pasur parasysh angazhimin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, si dhe mbështetjen e përpjekjeve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Arsovska shpreson se përfshirja e euroambasadorit jo vetëm që do të forcojë ndjekjen e drejtësisë, por do të dërgojë një mesazh të qartë se korrupsioni dhe aktivitetet kriminale nuk do të tolerohen.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, javëvë të fundit ka daldalë live në Facebook në disa ndërtyesa në komunën e Çairit dhe ka denoncuar se ato janë ndërtime pa leje. Arsovska ia ka bërë me dije Ganiut se në sirtarin e saj ka 13 mijë aplikime për legalizim. /SHENJA/

MARKETING