(VIDEO) Arrin në 60 numri i të vde’kurve nga zjarri, vdiq njëri nga të lënduarit

(VIDEO) Arrin në 60 numri i të vde’kurve nga zjarri, vdiq njëri nga të lënduarit

Personi i 60 i cili ndërroi jetë nga zjarri në Koçan, është menaxheri i diskotekës Puls, 29-vjeçari Aleksandar Karadakovski, i cili mjekoheshte në Lituani. Arsyeja kryesore nga e cila ai ka vdekur sipas mjekëve është dëmtimi i rrugëve e të brendshme të frymëmarrjes nga tymi që ka thithur. Ai ka pasur djegie në trup 36%, sidomos në fytyrë dhe qafë dhe djegia ka qenë e shkallës së dytë dhe të tretë. Gjithashtu edhe nga 1 prilli atij i janë ndërprerë së funksionuari edhe veshkët dhe është vendosur në dializë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Arben Taravarit, ky rast ka qenë nga rastet më të komplikuara nga kjo tragjedi.

Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë

Ky ishte në mesin e 4 personave që ishin në gjendje kritike, bile më kritik se gjithë të tjerët. Kështu që vështirësimi dhe komplikimi paraqitet prej 1 prilli kur nisin edhe veshkët të mos funksionojnë dhe vendoset në dializë. Në qoftë se dikë e pritnim që të ndërroj jetë, ishte ky rast, i cili ishte më i komplikuari prej të gjitha rasteve kritike”.

Drejtori i spitalit “Shën Naumi i Ohrit” Nebojsha Nastov, tregoi se Karadakovski, ishte pranuar në këtë spital në orën 6 të mëngjesit ditën e tragjedsië, pas çka menjëherë i është vendosur aparati për frymëmarrje artificiale. Ndërsa brenda 24 orëve është dërguar në Lituani.

Nebojsha Nastov, drejtor i spitalit “Shën Naumi i Ohrit”

Sipërfaqja totale e djegur e tij ishte rreth 36%, të cilat parasegjithash ishin në kokë, qafë dhe ekstremitete e sipërme. Djegia ishte e shkallës së dytë dhe të tretë. Për shkak të tymit që ka thithur i janë dëmtuar organet e frymëmarrjes. Kolegët në Lituani, me të cilët jemi informuar rregullisht, na konfirmuan se është konstatuar se një pjesë e madhe e sistemit të frymëmarrjes së Karadakovskit është dëmtuar, për çka gjendja është përkeqësuar dhe ai u ka nënshtruar plagëve të marra”.

Trupi i pajetë i Karadakovskit siç thanë nga Ministria e Shëndetësisë do të transportohet në Maqedoni dhe se ato do të mbulojnë shpenzimet, kurse obduksioni i trupit do të bëhet në Mjekësinë Ligjore në Shkup.

Në Shkup po mjekohen edhe 14 pacintë, prej të cilëve 5 sot lëshohen në shtëpi. Kurse jashtë shtetit po trajtohen 69 pacientë, pasi sot kthehen 6 kthehen, dy prej Bullgarisë, 2 prej Spanjës dhe 2 nga Hungaria. Rerth 20 pacientë janë në intubim kurse tre pacientë mbeten në gjendje shumë të rëndë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING