(VIDEO) Arrestohet personi, dëmtoi një objekt të mbrojur nga ligji

(VIDEO) Arrestohet personi, dëmtoi një objekt të mbrojur nga ligji

Prokuroria Themelore e Strugës ka formuar lëndë për rrënimin e shtëpisë përkujtimore të autorit të himnit maqedonas Vllado Malevskit në Struga. Nga Prokuroria e Strugës kanë njoftuar se është dhënë urdhër për ekspertizë dhe se po ndërmrren edhe veprime të tjera për të hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Prokuroria Themelore Publike

Lidhur me lëndën e rrënimit të shtëpisë përkujtimore të Vllado Malevskit, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në afërsi të objektit nga një person nga Veleshta, Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka formuar lëndë dhe më 16 tetor prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në prani të ekspertit nga fusha e ndërtimtarisë”.

Gjatë punimeve ndërtimore në një ndërtese individuale në qendrën e vjetër të qytetit, u shemb muri jugor dhe një pjesë e konstruksionit të çatisë së shtëpisë të mbrojtur si trashëgimi kulturore.

Ministri i Kulturës është zotuar se menjëherë do të nisë punën e një projekti për rinovimin dhe restaurimin e objektit të mbrojtur.

Për këtë ngjarje pati reagim edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, të cilët kërkuan sanim urgjent dhe kthim në gjendjen origjinale të shtëpisë përkujtimote.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING