(VIDEO) Arrestohet një qytetar i Velesit, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

(VIDEO) Arrestohet një qytetar i Velesit, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Policia e ka arrestuar një 50 vjeçar nga fshati Oreshë, komuna e Cashkës, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “shkaktim i rrezikut publik” nga neni 288 i kodit penal. Për këtë rast është njoftuar prokurori publik dhe është bërë kallzim penal për veprën penale të kryer.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datë 06.08.2024 rreth orës 12:00 në zonën e fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit është djegur një sipërfaqe e madhe pylli me kërcell të ulët. Të dyshuarit i janë marrë sendet që dyshohet se kanë lidhje me krimin dhe në një bisedë zyrtare në polici e ka pranuar krimin.”

Ndërkaq edhe drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ka thënë se nuk është aspak normale të ketë 40 zjarre të reja në ditë.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTOR I QMK-SË

Është e vështirë të shpjegohet shkaktimi i 40 zjarreve të reja në një ditë. Në përditshmëri kemi shfaqjen e 35-40 elementëve. Dyshoj se një pjesë e mirë janë zjarrvënie sepse nuk është normale të ketë 35-40 zjarre në një ditë. Ose bëhet fjalë për papërgjegjshmëri totale të individëve të caktuar ose për ndonjë qëllim”.

Përveç kësaj edhe të martën është paraqitur kallëzim penal për një person nga fshati Shtavicë, i cili ka ndezur zjarr te bari i thatë në oborrin e shtëpisë ndërsa zjarri është shpërndarë tek fqinjët.

Gjatë muajit korrit ka pasur gjithsej 620 zjarre ,ndërsa në 24 orët e fundit nga QMK thonë se janë regjistruar 40 zjarre, prej të cilave 25 janë shuar edhe gjashtë janë vënë nën kontroll.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING