(VIDEO) Arrestohet një fallxhor, mashtroi një çift nga Berova, i mori 400.000 euro

(VIDEO) Arrestohet një fallxhor, mashtroi një çift nga Berova, i mori 400.000 euro

Policia ka arrestuar një person nga Shkupi i cili është prezantuar si “fallxhor” dhe ka mashtruar një çift nga Berova me 400,000 euro. Arrestimi ka ndodhur pasi më 03 korrik, personi me iniciale B.D. (76) nga Berova ka paraqitur në SPB Shtip kallëzim penal për veprën penale – “mashtrim” kundër personit me iniciale D.I. (54) nga fshati Trubarevë, Shkup.

MPB

Sipas denoncuesit, në periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2025, i denoncuari me qëllim që të përfitojë pasuri në mënyrë të paligjshme, me paraqitje të rreme të fakteve, i ka mashtruar dhe i ka mbajtur në mashtrim denoncuesin dhe bashkëshorten e tij M.D., duke u paraqitur vetë si person me aftësi të veçanta paranormale (të ashtuquajtur “shërues”, dëbues i shpirtrave dhe magjive), përkatësisht si “njeri i Zotit”, i cili kinse ka fuqi për të hequr një magji të keqe që gjoja ishte bërë mbi djalin e tyre dhe që gjoja ia rrezikonte shëndetin dhe jetën”.

Gjatë kësaj periudhe prej gati tre vitesh, i ka bindur viktimat që në disa raste dhe në vende të ndryshme në Shkup dhe në Berovë t’i japin atij shuma parash prej 5.000 deri në 6.000 euro për “ndihmën”, dhe në këtë mënyrë ka përfituar pasuri të paligjshme në vlerë totale prej 400.000 eurosh gjatë periudhës së përmendur.

Përpos “fallxhorit”, policia dje ka arrestuar edhe nënën e tij, ku gjatë një kontrolli të kryer te ajo janë gjetur para të gatshme në shumën prej 3.000 eurosh. Nga kontrolli i kryer në shtëpinë e tyre në Trubarevë janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu objekte të lidhura me veprën penale – “mashtrim”.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING