(VIDEO) Arrestohet ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa, ja detajet

(VIDEO) Arrestohet ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa, ja detajet

MARKETING

Dyshohet se është kapur duke marrë ryshfet, policia arrestoi ish avokatin e shtetit Fehmi Stafën. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski nuk e tregoi arsyen zyrtare të arrestimit, vetëm tregoi se MPB në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas urdhërit të gjykatësit të procedurës paraprake e kanë arrestuar Stafën një ditë më parë. Ndërsa shtoin se janë në koordnim me prokurorinë, por nuk mund të ndaj më shumë informacione për këtë rast.

MARKETING

Sample Image

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

“Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë po tregojnë se munden të funksionojnë më ndryshe nga praktika të shpeshta në të kaluarën sa i përket luftës lundër krimit dhe korrupsionit”.

Arrestimi i Stafës vjen pas një sërë polemikash që e ndoqën emrin e tij për muaj të tërë, gjatë pushtetit të kaluar. Ai u shkarkua nga posti i Avokatit të Shtetit me vendim të Qeverisë, pa shpjegime publike, në të njejtën kohë kur u shkarkua edhe ish-Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, me të cilin Stafa, sipas informacioneve në opinion, ishte në një “luftë të heshtur”.

Emri i tij u përmend edhe në skandalin që përfshinte pagesën e honorareve për prezantuesen televizive Besmira Ejupi, e cila u përfol në publik si një konsulle e mundshme e ardhshme. Sipas të dhënave të publikuara më parë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zyra e Avokatit të Shtetit, gjatë mandatit të Stafës, i pagoi asaj një total prej 247,658 denarë, përmes 11 transaksioneve, për, siç u tha, angazhime pune joekzistente.

Paralelisht, Stafa u përfol edhe në rastin “Trust”, përkatësisht pamundësinë e shtetit për të mbledhur dëmshpërblim prej rreth 17 milionë eurosh nga biznesmeni Sead Koçan, gjegjësisht se gjatë procedurës së falimentimit të kompanisë së Koçanit, u mundësua tjetërsimi i pronës, gjë që e la shtetin pa mundësinë e konfiskimit. Prokurorët Artan Ajro dhe Gavril Bubevski më pas treguan se pasi vendimi të merrte formë të prerë, kompetenca për mbrojtjen e interesave pronësore do t’i kalonte shtetit, përkatësisht Prokurorisë së Shtetit si përfaqësues i saj ligjor.

Fehmi Stafa e ka ushtruar funksionin e avokatit të shtetit nga gushti i vitit 2018 deri në 23 gusht 2022, kur u shkarkua. Stafa aktualisht është avokat. Fehmi Stafa së fundmi ishte kandidat në Thirrjen Publike të Kuvendit, për anëtar të Këshilit Gjyqësor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING