(VIDEO) Arrestohet gjykatësi, dyshohet se mori ryshfet nga një ish-kryetar komune

(VIDEO) Arrestohet gjykatësi, dyshohet se mori ryshfet nga një ish-kryetar komune

Gjykatësi suprem Nake Georgiev është privuar nga liria për shkak se dyshohet që ka marrë ryshfet për rrethana lehtësuese për  një ish-kryetar komune. I dyshuar është edhe antari i Këshillit të Prokurorëve Ixhet Memeti. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike, pas kallëzimit paraprak të djalit të një të akuzuari në një rast që po zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 359 i Kodit Penal.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Sipas informacioneve të marra nga denoncuesi, i dyshuari i parë duke përdorur pozitën e tij zyrtare dhe duke përdorur ndikim në mënyrë të rrejshme ka premtuar favore për të akuzuarin (babain e denoncuesit) në një procedurë tjetër të zhvilluar në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe ka përfaqësuar rrejshëm se do të ushtrojnë ndikim së bashku me të dyshuarin e dytë”.

Prokurori i lëndës menjëherë kishte bërë propozim për bastisje në disa lokacione që lidheshin me të dyshuarin dhe në mesnatë gjytqarit, ju hoq edhe mandati.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për gjyqtar të Gjykatës më të lartë në vend-Gjykata Supreme dhe që është kapur në flagrancë në kryerjen e veprës penale, përmes Gjykatës Penale është dhënë propozim deri tek Këshilli Gjyqësor të RMV-së dhe gjatë natës, atij i është hequr imuniteti”.

Provat e mbledhura dhe kontrollet e deritanishme sipas Prokurorisë kanë ofruar bazë për të propozuar masën e paraburgimit vetëm për të dyshuarin e parë, kurse për të dytin thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme për masa më të rrepta sigurie. Ixhet Memeti ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Poashtu ka qenë ish-ministër i Drejtësisë, gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING