(VIDEO) Arrestohet babai dhe dy djemtë e tij, dyshohen për vënien e zjarrit në Patishka Rekë

(VIDEO) Arrestohet babai dhe dy djemtë e tij, dyshohen për vënien e zjarrit në Patishka Rekë

Policia ka zbuluar edhe 3 piromanë nga Patishka Rekë. Siç ka bërë me dije Prokuroria babai me dy djemtë e tij dyshohet se në mënyrë të vetëdijshme e kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe Gjykata Penale u ka caktuar nga 8 ditë paraburgim.

Sipas Prokurorisë, tre personat e dyshuar, me qëllim që të shkaktojnë rrezik të përgjithsëhm të jetës dhe njeriut ose pronës, më 9 gusht kanë shkaktuar zjarr, duke ndezur zjarr në vendin pyjor, rreth rrugës lokale të quajtur ‘Dupki’ në Patishka Rekë.

Prokuroria Themelore Publike

“Me çakmak kanë djegur pyje me kërcell të ulët dhe barë të thatë. Vendi i djegur është në pronësi të shtetit, kurse ka ekzistuar rreziku që zjarri të përhapet në një hapsirë më të madhe të pyllit, madje edhe të përfshijë një pjesë të Parkut Nacional ‘Jasen’. Të dyshuarit i ka parë dhe i ka denoncuar një bari, kurse zyrtarët policorë i kanë kapur dhe tek ata kanë gjetur lëndë djegëse disa litërshe, të cilën e kanë përdorur për të shkaktuar zjarr. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit”.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë me dije se të shtunën ka pasur gjithësej 42 zjarre prej të cilave momentalisht 6 janë aktive, 5 thonë se janë nën kontrollë dhe 31 janë shuar.

Ndërkohë policia është në kërkim të piromanëve dhe deri tani ka arritur të kap 8 persona që kanë shkaktuar zjarre me qëllim.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING