(VIDEO) Arrestohet 60 vjeçari nga Manastiri, sekuestrohen 7 mijë mjete piroteknike
Është arrestuar 60 vjeçari me inicialet Z.T nga Manastiri, pasi të njejtit i janë sekuestruar rreth 7 000 copë mjete piroteknike.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në një shtëpi dhe hapësirë ndihmëse në Manastir, në pronësi të Z.T.(60) nga Manastiri, gjatë të cilës janë gjetur 4 080 copë mjete të ndryshme piroteknike – fishekzjarrë dhe pushkaliqe.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDHSME
“Paraprakisht, më datë 22.12.2023 në ora 20:30 në rrugën ‘Filip i Dytë’ në Manastir, gjatë kontrollit të automjetit ‘Polo’ me targa të Manastirit, në pronësi të Z.T. , u gjetën 2 713 copë lëndë të ndryshme piroteknike”.
Pas dokumentimit të plotë të rastit nga MPB theksojnë se ndaj personit do të bëhet kallëzim penal.
Ndryshe, disa muaj më parë ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ka apeluar që mos të përdoren mjetet piroteknike për festat e fundvitit dhe paralajmëroi sanksione të rrepta.
Samir Mustafa /SHENJA/