(VIDEO) Arrestohet 40 vjeçari në shtëpinë e të cilit u gjetën katër adoleshentë të droguar

(VIDEO) Arrestohet 40 vjeçari në shtëpinë e të cilit u gjetën katër adoleshentë të droguar

4 Adoleshentët, të cilët gjatë ditës së djeshme  u gjetën pa ndjenja , pasi kishin qenë të droguar, dhe që menjëherë  u shtruan në Klinikën e Toksikologjisë, sot  janë në gjendje stabile. Kështu njoftonë  Drejtori i Toksikologjisë, Andon Çibishev.

 “Të katër personat janë në gjendje stabile, janë të vetëdijshëm dhe të kontaktueshëm”.

Çibishev shtonë se sipas analizave, tek të miturit, të cilët janë të moshës 14 deri në 17 vjeç, është regjistruar prani e substancave psikotrope, por nuk është konstatuar se kanë përdorur alkool. Personat nuk kanë lëndime të rënda në kokë dhe në trup, ndërsa ajo me të cilën u sollën dje është riparuar.Të miturit, thotë drejtori,  do të mbahen edhe disa ditë në Klinikë dhe trajtimi i tyre do të vazhdojë.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sëhtë raportuar për një sulm fizik ndaj një 40-vjeçari, por më pas ai person, gjegjësishtë personi me iniciale D.G është arrestuar.  Nga MPB  bëjnë të ditur se në polici është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, ku katër të miturit janë gjetur në një shtëpi. Nga MPB infromojnë  se në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING