(VIDEO) Arrestohen tre persona, planifikonin hakmarrje për “vëllezërit” e tyre

(VIDEO) Arrestohen tre persona, planifikonin hakmarrje për “vëllezërit” e tyre

Prokuroria Themelore Publike ka nisur hetim ndaj tre personave nga Shkupi për shkak se dyshohet se kanë blerë armë dhe kanë vepruar si grup i cili është bazuar në narrativa radikale. Ndërsa, qëllimi sipas Prokurorisë ka qenë që të hakmerren ndaj siç i kanë quajtur ata, vëllezërit e tyre, të cilët ishin dënuar për krijimin e “organizatës terroriste”, vitin e kaluar.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepër penale “bashkim kriminal” dhe veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë”.

Prokuroria Themelore Publike

Është vërtetuar se ekziston dyshimi se personat organizohen për hakmarrje të ‘vëllezërve’ të tyre të cilët vitin e kaluar ishin akuzuar dhe dënuar për vepër penale ‘organizatë terroriste’. Sipas provave të mbledhura deri tani, të dyshuarit kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe koordinuar, si grup me përcaktim të përbashkët ideologjik, të bazuara në narrativa radikale”.

Gjithashtu shtojnë se ekzistojnë dyshime se janë ndërmarrë aktivitete për mbledhjen e parave nga vendi dhe nga jashtë dhe se janë përdorur për propagandë dhe aktivitete të shtetit islamist dhe blerje armësh.

Bëjnë me dije se dje janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup dhe gjatë tyre janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri, pajisje elektronike dhe prova tjera materiale.

Për të dyshuarit, me propozim të Prokurorisë, gjykata ka caktuar nga 30 ditë paraburgim.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING