(VIDEO) Arrestohen dy shtetas turq, kapen duke marrë me dhunë 40 mijë euro

(VIDEO) Arrestohen dy shtetas turq, kapen duke marrë me dhunë 40 mijë euro

Dy shtetas të Turqisë me inicialet E.O. (29) dhe E.A. (22), janë arrestuar në Shkup, pasi të njejtit janë kapur në flagrancë, teksa po mirrnin me dhunë 40 mi euro nga bashkëkombasi i tyre me inicialet H.XH.Ç. Viktima kishte raportuar se një person tjetër e kërcënonte me jetë për t’i marrë para, dhe më pas E.O. i kërkoi paratë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Ata u kapën duke pranuar 40.000 euro nga H.XH.Ç. (26) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, të cilat më parë ishin përpunuar nga njësitë kriminalistike. Sipas deklaratës, më parë H.XH.Ç. kishte raportuar në stacionin policor se disa ditë më parë, personi B.O. nga Republika e Turqisë, i cili jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, vazhdimisht e kërcënonte se do ta vriste nëse nuk i jepte para”.

Siç sqarojnë nga MPB, para se ta raportonte ngjarjen në polici, E.O. e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë se paratë duhet t’ia jepte atij dhe se në vendin e caktuar do të vinte edhe një person tjetër. Nga MPB theksojnë se dy të arrestuarit janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING