(VIDEO) Armatës i duhen 300 ushtarë profesional

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, njoftoi se është publikuar shpallje publike për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë si dhe shpallje për 10 nënoficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa vijon shpallja për pranimin e 60 personave me arsim të lartë në gradën oficer. Ministri shton duke thënë se ata duan që t’i freskojnë radhët e tyre, për të përgatitur kuadro të aftë për të përballuar sfidat e sigurisë në të ardhmen.
VLLADO MISAJLLOVSKI, MINISTËR I MBROJTJES
“Prandaj u bëj thirrje të gjithë të rinjve që e duan vendin që të jenë pjesë e kësaj thirrjeje. Ne duam t’i freskojmë radhët tona, t’u japim mundësinë shumë të rinjve të jenë pjesë e familjes sonë, familjes sonë në NATO”.
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes thekson se po inkurajon veçanërisht vajzat që të aplikojnë për këtë vend pune. Ata thonë se gjatë procesit të punësimit do t’i kushtohet vëmendje përfaqësimit të drejtë të kandidatëve, nga ku paga, sipas shpalljes së publikuar, do të fillojë nga 500 euro plus 200 euro të tjera për shpenzimet e sigurimit të banesave. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e rritur fizikisht të shëndetshëm të Maqedonisë së Veriut të cilët nuk janë më të moshuar se 25 vjeç. Më pas, Ministria përmes komisioneve të posaçme do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë aplikuar.
Anida Murati /SHENJA/