(VIDEO) Armata do të punësojë 300 ushtarë profesional
Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misjalovski paralajmëroi sot se në vitin e ardhshëm Armata do të ketë ushtarë të ri profesional, si kuadër shtesë administrativ të nevojshëm për ministrinë. Në konferencën e sotme për media, ai tha se buxhetimi i qëndrueshëm, modernizimi dhe investimi në burime njerëzore mbeten prioritete kryesore për ministrinë dhe armatën.
VLADO MISAJLLOVSKI, MINISTËR I MBROJTJES
“Nga viti i ardhshëm do të fillojmë me pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë. Do tí publikojmë të gjitha informacionet e nevojshme dhe të interesuarit do të mund të aplikojnë. Me këtë shtojmë numrin e pjesëtarëve në Ushtri dhe përmirësojmë gatishmërinë luftarake. Po ashtu po vazhdojmë me pranimin e deri në 60 qytetarëve me fakultete civile dhe do të përfundojmë procedurën për pranimin e kadetëve. Përveç kësaj, ne do të punësojmë personel që është i nevojshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”.
Ai po ashtu shtoi se, ministria ka ndarë rreth 14 milionë euro për pagesën e mjeteve që nuk janë paguar nga viti 2004, duke shtuar se, kjo është e rëndësishme sepse në këtë mënyrë shmangen harxhimet për përmbarues dhe procedura gjyqësore.
Vlado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes
“Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është 329 milionë euro, prej të cilave 106 milionë, përkatësisht 32% janë të dedikuara për modernizimin dhe pajisjen e armatës. Në raport me vitin 2024, ai është rritur prej 18 milionë euro”.
Misajllovski theksoi se, në pjesën e modernizimit hynë edhe pajisja e tetë helikopterëve, ndërkaq theksoi se, janë planifikuar edhe rekonstruimi i Shtëpisë së ARM në disa faza, si dhe kampet në Ohër dhe Dojran.
Teuta Buçi /SHENJA/