(VIDEO) Arjanit Hoxha largohet nga Lëvizja Besa, paralajmëron parti të re

(VIDEO) Arjanit Hoxha largohet nga Lëvizja Besa, paralajmëron parti të re

Skenës politike në vend, do t’i shtohet edhe një parti e re. Këtë sot e paralajmëroi Arjanit Hoxha, ish nënkryetari i Lëvizjes Besa. Hoxha tha se  së bashku me deputetin tani më edhe ai i pavarur Bastri Bajrami, përfundimisht i kanë ndarë rrugët me Lëvizjes Besa. Ky vendim nga Hoxha dhe siç i quan ai bashkëmendimtarët e tij, ka ardhur  pas takimit të kreut të Besës, Bilall Kasami, ish-zyrtarit të lartë të BDI-së  Izet Mexhiti, dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi. Pas takimit të tre politikanëve, ata bënë të ditur se kanë biseduar për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare.

ARJANIT HOXHA, ISH NËNKRYETAR I LËVIZJES BESA

“Ne sot hapim një kapitull të ri dhe kur them se do të formojmë formacion të ri politik, realisht është paralajmërimi për një parti politike, mirëpo nga sot e tutje ne i hapim dyert për të gjithë të tjerët, që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht se në formën se si na bashkëngjiten njerëzit, ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqet, por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën në Maqedoni”.

Arianit Hoxha më tej tha se do të tentojnë  që nëpërmjet deputetit të tyre  në Kuvend  të kontribojnë që të bëhen ndryshimet Kushtetuese dhe të vazhdohet udhëtimi drejt BE-së.

ARJANIT HOXHA,ISH NËNKRYETAR I LËVIZJES BESA  

“Poashtu kemi besur në pastërtin e idealit tonë edhe atëher kur lëshuam qeverinë për parime, për qendrim, duke vepruar me aktë burëror , pa kalkuluar asgjë, por thjeshtë dukeu mbështetur në zotimet tona edhe aty morrëm thikë pas shpine nga deputeti, i cili prap sot përmes një forme tjetër, ashtu si edhe Alternativa, do të duhen të bëhen bashkë duke harruar çdo gjë, madje edhe dëshpërimin që ju krijua aktivistëve të siqertë”.

Në emër të bashkëpunumin opozitarë, Hoxha thot se po bashkohen formacione politike të cilat dhan gjithçka nga vetja e tyre për të mbajtur gjallë këtë qeveri.  Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING