(VIDEO) Arben Fetai: Më vjen keq që shokët e mi janë Artanizuar

(VIDEO) Arben Fetai: Më vjen keq që shokët e mi janë Artanizuar

Zëvendës kryeministri Arben Fetai deklaroi se ASH-ja do të vazhdojë të ngelet pjesë e koalicionit VLEN  dhe tha se ASH-ja do të qëndrojë e fortë  dhe do të vazhdojë në rrugën e saj më e kthjellur se kurrë. I pyetur lidhur me deklaratën e Arben Taravarit i cili tha se vetëm 8 persona nga ASH kanë ngelur në VLEN, Fetai tha se atje kanë një profesor të matematikës I cili si duket ka probleme me numërimin e kuvendarëve.

MARKETING

ARBEN FETAI, ZV.KRYEMINISTËR

“Besoj numrat flasin për vete, nuk i zuri kjo sallë e konferencave për shtyp të VLENIT njerëzit që janë reshtuar pas kësaj nisme. Për numrat që i përmendin ata ju e shihni që u janë përzier kabllat kohëve të fundit, kemi një professor të matematikës atje që si duket ka probleme me numërimin e kuvendarëve. Vetë thanë I kemi 103 të pranishëm ndërkohë që dhet që për të marë vendime të tilla në bazë të statusit të aleancës duhen 2 të 3, ne e kemi dëshmuar se ata nuk e kanë 2 të 3 dhe do e dëshmojmë ditëve në vijim”.

Lidhur me etiketimet të cilat gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e ASH-së në Kumanovë, ju bën ndaj grupit të ASH-së që vendosi të mbetet në VLEN, Fetai tha se fatkeqësisht shokët e tyre u shndërruan në frutologw që flasin për pemë të kalbura.

ARBEN FETAI, ZV.KRYEMINISTËR

“Më vjen keq për Artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota”.

Fetai tha se afrimi me BDI-në, fatkeqëishtë i qon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING