(VIDEO) Anulohet seanca për vrasjet e grupit Bellanoca – Baron

U anulua ende pa filluar seanca për akt akuzat ndaj grupit Bellanoca-Baron. Gjykatësja e lëndës bëri me dije se seanca anulohet përshkak të mungesës së disa avokatëve, të angazhuar nga një pjesë e të akuzuarëve. Të dyshuar në këtë rast janë nëntë persona, Fatlum Ajeti i njohur si Tote, Akif Ramanovski, i njohur edhe si Jusuf Akifi-Baron, Zylqyfli Nuredini, Akif Memishi, Abdulla Sadiki, Shenasi Masllani, Mirvet Masllani, Gani Marku dhe Reshad Isman. Ata akuzohen për më shumë vrasje, e vrasje të dyfishta.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, organizatorët e grupit kanë marrë vendime dhe kanë dhënë udhëzime specifike për objektivat, lokacionet dhe metodat e likuidimit të individëve, kryesisht nga grupi kriminal kundërshtar. Ata kanë vepruar me një ndarje të qartë rolesh dhe planet janë zbatuar nga anëtarë të tjerë – të akuzuar, të ndjerë ose të padisponueshëm për organet e zbatimit të ligjit, si dhe disa individë të paidentifikuar. Sipas provave të Prokurorisë, të akuzuarit dyshohet të kenë lidhje me vrasjet e kryera me urdhëra dhe me organizim të grupit siç janë:
Vrasja e Ibraim Ajdinit, gusht 2020. I akuzuari i parë në emrin e lëvizjes radikaliste ka ofruar dhe paguar 10 000 euro për vrasjen, i motivuar nga dyshimi që viktima ka bashkëpunuar me institucionet për rastin “Monstra”.
Vrasja e Xhelal Ibraimit, janar 2023. Vrasja është organizuar nga grupi si hakmarrje për fyerje personale ndaj të akuzuarit të parë. Janë dhënë 20 000 euro për pjesëmarrje në sulm.
Vrasja e dyfisht e Jeton Krivanjevas dhe Ees Iseinov, mars 2023. Vrasja është bërë për hakmarrje për vrasje paraprake (Shisha Bar). I akuzuari i parë ka siguruar 250 000 euro dhe drejtime konkrete.
Vrasja e Orhan Bajramit-Oki, qershor 2023. Vrasja është kryer në Greqi. Sulmi është kryer nga dy persona të maskuar të cilët kishin gjuajtur 19 plumba.
Vrasja e Kamer Idrizit – Bundes, maj 2021. Vrasja është kryer nga i akuzuari igjashtë dhe persona të tjerë, me 56 plumba të gjuajtur. Viktima kishte qenë cak i hakmarrjes për vdekjen e një familjareje të njërit nga organizatorët.
Vrasja e Abdulla Bastri Ibraimovskit, korrik 2024. Vrasja është kryer përshkak të marrëdhënieve të prishura dhe konflikteve të mëparshme.
Vrasja e Ibraim Ismaili Abic, është kryer në Hasanbeg nga i akuzuari i parë, vëllai i tij dhe i akuzuari i tetë. Janë gjuajtur 65 plumba.
Krahas vrasjeve, nga Prokuroria kanë thënë se janë siguruar prova edhe për përfshirje në grup për djegje të objekteve. Djegja e tyre ka qenë me qëllim që të ju bëjnë me dije viktimave të tyre për qëllimet serioze për kryerje të veprës penale zhvatje. /SHENJA/