(VIDEO) Anulohet seanca ku duhej të diskutohej për shkarkimin e Dukovskës

(VIDEO) Anulohet seanca ku duhej të diskutohej për shkarkimin e Dukovskës

Nuk u mbajt seanca e sotme e Këshillit Gjyqësor në të cilën njëra prej pikave që duhej të diskutohej ishte vendimi i Gjykatës Administrative për gjykatësen Elizabeta Dukovska. Shkaku i anulimit të seancës ishte mungesa e kuorumit, gjegjësisht nga 11, të pranishëm ishin vetëm 6. Për mungesën e kolegëve të tij, kryetari i Këshillit Aleksandar Kambovski tha se disa janë në pushim vjetor e disa në pushim mjekësor. Ndërsa, Këshilli Gjyqësor edhe ashtu punon me dy gjykatës më pak, të cilëve ju ka mbaruar mandati.

Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor

Marrë parasysh se jemi të pranishëm vetëm 6 anëtar të Këshillit, konstatoj se nuk e kemi kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e seancës. Kjo do të thotë se seanca do të anulohet”.

Data se kur do të mbahet seanca kryetari tha se do të vendoset në mënyrë shtesë. Në këtë drejtim Kambovski u shpreh se anëtarët do të koordinohen mes vete për të qenë të pranishëm të gjithë dhe të krijojnë kuorum.

Në këtë seancë duhej të diskutohej vendimi i Gjykatës Administrative, i miratuar më 15 maj të këtij viti, i cili anuloi vendimin e Kuvendit të 10 prillit 2023 për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Dukovska u zgjodh gjyqtare kushtetuese nga Parlamenti, me propozim të Këshillit Gjyqësor. Gjashtë muaj më vonë, gjyqtarja Antoaneta Dimovska ngriti padi në Gjykatën Administrative. Ajo u ankua se kur Këshilli Gjyqësor e përcaktoi Dukovskën si propozim për gjyqtare kushtetuese, me 11 vota “pro” nga 13 të mundshme, nuk u deklarua për dy kandidatët e tjerë, përfshirë Dimovskën.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING