(VIDEO) Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

(VIDEO) Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

Është anuluar konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësorë. Konkursi i dedikohej personave mjekësorë të cilët janë ose kanë qenë të angazhuar me kontratë në vepër. Zëvendësministrja shtesë e Financave Elena Petrova tha se ky është “mashtrim politik” dhe lojë me fatin e këtyre njerëzve.

ELENA PETROVA, ZV/MINISTRE SHTESË E FINANCAVE

“Nëse organet e shëndetësisë dhe të gjithë ministrat e shëndetësisë do të ishin të ndershëm dhe të drejtë, do ta kishin zgjidhur kohë më parë statusin e punësimit të punonjësve shëndetësorë, duke mos i lënë me vite si ‘kontraktorë’”.

Sipas Petrovës, kjo rrjedh nga informacionet që ajo publikoi më herët, se në Buxhetin e vitit 2024 nuk parashihen mjete për pagën bruto të 1 117 punëtorëve shëndetësorë.

Në dhjetor të vitit 2023 ish ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti, pati njoftuar se është miratuar punësimi i përhershëm për 1 117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike. “Po zgjidhet statusi i 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve dhe me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike”, deklaroi aso kohe Mexhiti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING