(VIDEO) Antikorrupsioni: “Korridoreve” do t’u kushtojmë vëmjendje të veçantë

(VIDEO) Antikorrupsioni: “Korridoreve” do t’u kushtojmë vëmjendje të veçantë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, deklaroi se tashmë ka marrë një pjesë të dokumentacionit të nevojshëm për rastin që kanë hapur në lidhje me projektin për korridoret 8 dhe 10d dhe se janë në pritje të një pjese tjetër të dokumentacionit.

Ivanovska theksoi se do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij rasti për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Për shkak të specifikës së rastit, ky rast do të punohet nga një ekip këshilltarësh dhe anëtarësh të Komisionit, ndaj do t’i kushtojmë rëndësi dhe vëmendje të veçantë për të nxjerrë në dritë të vërtetën, ndërsa rezultatet do t’i shpallim në një takim publik”.

Sipas Ivanovskës, strategjia nacionale kundër korrupsionit nuk zbatohet në mënyrë të duhur,  institucionet nuk janë të përkushtuara sa duhet. Ajo tha se vetëm 10 për qind e aktiviteteve të planifikuara nga Plani i Veprimit i Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit (2021-2025) janë përfunduar në vitin 2022.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Mendojë se arsyeja e këtij realizimi të ulët është përkushtimi i dobët i institucioneve. Keni institucione me tre deri në katër ministra të ndërruar në periudhën derisa po zbatohet strategjia nacionale dhe e gjitha kjo në kushtet kur nuk ka administrim të mjaftueshëm profesional, falë ndikimeve politike gjatë punësimit, rezultatet janë të tilla”

Biljana Ivanovska porositi të gjitha institucionet, që siç tha ajo,  të ngriten të gjithë në këmbë për të kontribuar në një luftë më efektive, kundër krimit dhe korrupsionit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING