(VIDEO) Antikorrupsioni kërkon përgjegjësi nga Spasovski për “Besa Transin”

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, për rastin e “Besa Trans”, në tragjedinë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Antikorrupsioni ka vërtetuar se për gjatë tre muajve para fatkeqësisë, ministri e ka fshehur në sirtarë dokumentin kyç, në bazë të të cilit do të duhej të mbyllej firma “Via Komerc”, kompani e  cila ka kryer kontroll teknik të autobusit.

Antikorrupisoni ka vendosur që për faktin se Prouroria Publike tashmë ka hapur çështje dhe për këtë rast po zhvillohet procesi gjyqësor, të gjitha provat që disponojnë do t’i dorëzojnë në plotësim të provave në prokurori, dhe do t’i dorëzojnë qeverisë iniciativë për të përcaktuar përgjegjësinë e ministrit Oliver Spasovski.

Antikorrupsioni, ka konstatuar se ministri nuk ka vepruar në mënyrë të rregullt, për shkak se pas raportit të Inspektoratit që ka bërë kontrollin, ai nuk ka dhënë urdhër që në afat të paraparë të eliminohen parregullsitë, por të njëjtën e ka dhënë tre muaj pas marrjes së raportit, respektivisht tre ditë pas aksidentit në Bullgari.

Në gusht të vitit 2021, inspektorët e MPB-së kanë konstauar një sërë mngësish gjatë kontrollit në kompaninë e kontrollit teknik “Via Komerc”, e cila kryente kontroll mbi autobusët e “Besa Trans”.  Ndërkaq, kreu i policisë, Spasovski ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse ka pritur kaq gjatë dhe nuk ka thënë nëse ndihet përgjegjës për aksidentin.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING