(VIDEO) Antikorrupsioni kërkon kohë për “bombat” e LSDM-së
LSDM po pret reagim institucional për dy, siç i quajnë ata bombat e publikuara nga Ekipi i Antikorrupsionit të LSDM-së. Nga kjo parti thonë këto dy skandale i kanë dokumentuar se me fakte, prova dhe argumente dhe se kanë paraqitur ankesë edhe tek Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion.
LSDM
“Bomba e parë, kompania me dy të punësuar e themeluar vitin e kaluar fiton tender 9 milion euro nga Qeveria e Mickoskit, të cilën e publikuam para 10 dite. Bomba e dytë, kompania familjare e Tomovskit, e pastron buxhetin e qytetarëve me 5.5 milion euro”.
Institucionet kompetente presin të shohin nëse ka bazë për të formuar lëndë.
Kryetari i ri i Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion Adem Çuçul konfirmon se për rastin e parë kanë formuar lëndë, ndërsa për të dytin do të vendosin në mbledhjen e radhës të Komisionit.
Sinkron: Adem Çuçul, kryetar i Komisionit Antikorrupsion
“Është paraqitur rasti nga partia LDSM për njërin rast dhe është formuar lëndë. Kurse për rastin tjetër, në kolegjiumin e radhës do të diskutojmë dhe do të vlerësojmë nëse do të ketë bazë për formimin e lëndës”.
I pyetur të komentoj rreth skandalit me Ivica Tomovskin nga Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, i cili ka fituar 161 tenderë nga Qeveria dhe i njejti është donator i partisë VMRO-DPMNE, Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparensy International u shpreh se është diçka e tmerrshme kur rastet mbeten vetëm skandale dhe nuk veprohet mbi të njejtat.
Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparensy International
“Njëri nga problemet më të mëdha në vendin tonë është që këto skandale mbeten si skandale. Unë do apeloja që nëse vërtetë egziston diçka e tillë, institucionet e sistemit të ndërmarrin masa dhe ajo të zbardhet që përfundimisht të mund të themi se me vendim gjyqësor dhe me ndonjë fakt vërtetohet ajo sjellje negative”.
Edhe Revizioni Shtetëror po pret rezultatet e Antikorrupsionit dhe Prokurorisë, për të parë nëse ka bazë për të vepruar.
Maksim Acevski, Revizori kryesor
“Të presim të dalin rezultatet e Komisioni Antikorrupsion dhe Prokuroria, do të vlerësojmë nëse ka bazë për veprim. Por, e them, Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta ka qenë pjesë e Revizionit Shtetëror, do ti përgjigjemi vërejtjeve të raportit të revizionit dhe besoj se deri në fund të vitit do të publikohet raporti përfundimtar i revizionit”.
Ndërsa nga VMRO thonë se nëse LSDM ka prova për procedura të paligjshme, le t’i dorëzoj ato tek siç thonë ata, prokurori i tyre Kocevski, i cili siç shtojnë e mbron me këmbëngulje Filipçen nga përgjegjësia për krim milionësh.
Emine Ismaili /SHENJA/

