(VIDEO) Antikorrupsioni: Ka prindër që po intervenojnë për përmirësimin e notave

(VIDEO) Antikorrupsioni: Ka prindër që po intervenojnë për përmirësimin e notave

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska sot ka vizituar  Shkollën Fillore “26 Korriku”në Shkup. Ivanovska  njoftoi se fushata “Bëhuni heronj të ndershmërisë” ka mbërritur në shkollën e pestë, nga gjithsej 13 shkolla ku duhet të promovohet. Ajo tha se fushata do të vijojë edhe në 8 shkolla jashtë qytetit të Shkupit, me qëllim siç thotë ajo,  të luftohen padrejtësitë gjatë notimit të nxënësve. Sipas Biljana Ivanovskës, prindërit intervenojnë që fëmijët e tyre të kenë nota më të mira.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT TË ANTIKORRUPSIONIT

“Më së shpeshti, prindërit intervenojnë që të përmirësohen notat. Thonë se kanë presion nga prindërit që gjithmonë të jenë të shkëlqyeshëm e kështu me radhë, për këtë vlerësojmë se është shumë me rëndësi të dinë të ndërtojnë vlera në vetvete, të mos mësojnë për nota, por për dituri dhe nga ata më pas të dalin profesionistë që ta ndërtojnë këtë shoqëri”

Ndërkaq, drejtoresha e Shkollës Fillore “26 Korriku”, Besare Sejidi, sqaroi se me këtë fushatë kanë filluar që në muajin prill të këtij viti dhe e njejta sipas drejtoreshës po jep rezultate.

BESARE SEJIDI, DRJTORESHE E SHKOLLËS FILLORE “26 KORRIKU”

“Në shkollën tonë, nxënësit tashmë e dinë se çfarë është korrupsioni, e njohin atë dhe mendojnë se po u vjedh të ardhmen. Që të mbajmë ardhmërinë  tonë,  nxënësit  duhet të kenë një synim, që ata të studiojnë, që ata të qëndrojnë në këtë vend të bukur. Mendoj se ne jemi ata që duhet t’i ndërrtojmë ato vlera, ndershmërin  dhe vlera të tjera të bukura tek  ato”.

Përveç Shkupit, e para e Antikоrrupsionit, tha se kjo fushatë do të vazhdojë edhe në qytete tjera, ku do të jenë të përfshira edhe 8 shkolla tjera. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING