(VIDEO) Antikorruopsioni: Vetëm Kuvendi mund ta shkarkojë kryetaren

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka reaguar në lidhje me thirrjet publike për dorëheqjen e kryetares së antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska, për shkak të akuzave të ngritura kundër saj. Ata kanë sqaruar se institucioni që merr vendim për ndërprerjen e funksionit dhe shkarkimin e Kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave është kuvendi.
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
“Dorëheqja si një akt moral është një vendim dhe e drejtë e vetë kryetares. Duke marrë parasysh se në këtë rast specifik po flasim për përgjegjësi individuale, Komisioni Shtetëror po punon dhe do të vazhdojë të punojë dhe të ushtrojë kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit”.
Ata kanë theksuar se Dimitrovska, në përputhje me masat e vendosura nga gjykata kompetente, nuk ka ardhur në punë gjatë periudhës së kaluar.
Prokuroria të premten ka ngritur akuzë kundër Dimitrovskës për dhënie të sekreteve zyrtare në lidhje me rastin “Aditiv”. Ata thanë se hetimi ka treguar se ajo zotëronte një certifikatë sigurie që një koleg nga Zyra e Revizionit e kishte marrë për të. Sipas Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar, Dimitrovska i kishte siguruar një të pandehuri në rastin “Aditiv” informacione që ishin të klasifikuara për muaj të tërë.
Operacioni i arrestimit në rastin “Aditiv” filloi nëntorin e kaluar, në të cilin i dyshuari kryesor është ish-drejtori i Elektranave të RMV-së Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/