(VIDEO) Ankthi dhe depresioni godasin të rinjtë, çdo i shtati ka probleme

Në një kohë kur ritmi i jetës rritet do ditë, buzëqeshjet që shpesh duken në rrjete sociale fshehin ndjenja të ankthit, vetmisë dhe lodhjes emocionale. Gjendja e shëndetit mendor tek të rinjtë po kthehet në një temë që nuk mund të heshtet më. Ankthi dhe depresioni nuk njohin moshë por tek të rinjtë godasin më thellë.
MARKETING
Psikologia, Hafsa Neziri sqaroi për TV shenja se ka rritje të dukshme të rasteve dhe se 1 në 7 të rinj në botë vuajnë nga ’rregullimet e shëndetit mendor. Ajo cek se mungesa e edukimit emocional, dialogu me familje dhe ekspozimi i shumtë i rrjeteve sociale mund të jenë shkaktarë që dëmtojnë shëndetin mendor. Psikologia thotë se familja dhe arsimi kanë një rol të rëndësishëm që mund ti ndihmojnë të rinjve të ndjehen më të sigurt për të kërkuar ndihmë tek qendrat psikologjike ose tek ata.
SINKRON: HAFSA NEZIRI, PSIKOLOGE
‘’Shëndeti mendor është një nga temat më të ndjeshme dhe më të rëndësishmë. Si profesionist dhe si shoqëri, përgjegjësia është më e madhe, duhet të ndëgjojmë më shumë, duhet të gjykojmë më pak. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë është rritur ndjeshëm ’rregullimi mendor. Gjithashtu janë rritur ndjeshëm pas pandemisw ankthi dhe depresoni që po ndikon në mirëqënien e të rinjëve. Vetëm me një qasje të përbashkët mes familjes, shoqërisë dhe profesionistëve,mundë të krijojmë një mburojë të vërtet për shëndetin mendor të të rinjve’’.
Psikologia Neziri thekson se rrjetet sociale kanë një ndikim të madh emocional, nga njëra anë ato krijojnë hapësira për krijimtari, kurse nga ana tjetër presioni për të qenë gjithmonë në nivel e krijon një ndjesi pamjaftueshmërie, vlerësimi. Nëpërmjet pëlqimeve dhe ndjekësve e ul vetëvlerësimin dhe krijon pasiguri. Ndërkaq ajo cek se shenjat e hershme që prindërit duhet të njohin nuk janë gjithmonë me fjalë por dhe me sjellje, si mungesa e të ushqyerit, mungesa ej gjumit, tërheqja nga mjediset familjare dhe shoqërore një ashtu edhe humbja e interesit për gjerat që dikur ka pasur interes.
SINKRON: HAFSA NEZIRI, PSIKOLOGE
‘’Nuk duhet të presim që të rinjët të kërkojnë ndihmë por duhet të bëjmë ne vendin që ato të vijnë pa frikë dhe pa turp. Gjith ka nis me një marrdhënië të sigurt dhe të mirëpritur. Prindërit duhet të krijojnë hapësira ku ndjenjat nuk minimizohen por mirëpriten, shpeshë herë është e rëndësishmë që ato të ndjehen të kuptuar dhe të dëgjuar’’.
Psikologia thotë se shëndeti mendor nuk duhet parë si sekondar, sepse ai është themeli për gjithçka tjetër dhe se një i ri i cili ndjehet dhe dëgjohet sot do të jetë një i rritur i qëndrueshëm dhe me vetëbesim të lartë. Ajo bën thirrje që të dëgjojmë, të shohim dhe të ndjejmë më shumë, që të kemi një të ardhme më të mirë.