(VIDEO) Ankesa për fatura të larta, EVN: Më pak ankesa sesa janarin e kaluar

Vetëm për një muaj, në EVN kanë arritur 1.385 kërkesa nga qytetarët për korrigjim të faturave të energjisë elektrike. Nga EVN HOME, për Tv Shenja, kanë njofuar se numri i ankesave të qyetarëve, krahasuar me janarin e një viti më parë është më i ulët.
MARKETING
EVN
“Në nivel shtetëror në janar të këtij viti janë pranuar 1.385 kërkesa për korrigjim të faturave, ndërkohë që në dhjetor të vitit 2024, 898 kërkesa. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë (janar 2024) kompania ka pranuar 1.857 kërkesa për korrigjim të faturave, ndërsa 923 kërkesa në dhjetor të vitit 2023. Mesatarisht, në dhjetor dhe janar ka rreth 18% më pak kërkesa për korrigjime të faturave në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2023 dhe në muajin janar të vitit 2024”.
Më tej, ata qytetarë që nuk e kanë mundur ta bëjnë korrigjimin e faturës në EVN, kanë dërguar ankesë edhe tek Komisioni Rregullator i Energjetikës. Nga KRRE kanë thënë se për momentin kanë pranuar vetëm dy ankesa, kurse vitin e kaluar në muajin shkurt ka pasur rreth 30 ankesa.
Një ditë më parë nga KRRE njoftuan se të gjitha amvisëritë që kanë marrë faturat e rrymës dhe konsumin e kanë faturuar për herë të parë në bllokun e katërt, duhet të paraqesin ankesë në “EVN Home” dhe ajo është e obliguar t’i korrigjojë faturat e energjisë elektrike.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/