(VIDEO) Angazhim i lartë i qytetarëve për të ndihmuar të prekurit në Turqi dhe Siri

(VIDEO) Angazhim i lartë i qytetarëve për të ndihmuar të prekurit në Turqi dhe Siri

Organizatat Kulturore Humanitare “Merhamet”,  “Vizioni M”, “Parimi” dhe Shtëpia Botuese “Logos – A”, të cilët në shenjë solidariteti me popullin turk dhe atë sirian kanë organizuar në disa qytetet të vendin një treg të improvizuar, duke filluar nga dita e hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme është paraparë që të mbyllet, por sipas anëtarëve të këtyre shoqatave, tregu i improvizuar do të vazhdon edhe nesër, pasi sipas tyre, interesimi i qytetarëve rezulton të jetë shumë i lartë.

Në këtë treg të improvizuar bëhet shitja e disa produkteve ushqimore, të përgatitura në shtëpi nga vet anëtarët e shoqatave, ndërkaq, gjithashtu bëhet edhe shitja e librave të Shtëpis Botuese “Logos – A”, dhe të hollat e grumbulluara nga këto shitje, do të dorëzohen tek të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.   Anëtarja e shoqatës “Merhamet”,  Fetije Ibishi, tha se kur e bënë një punë me dëshirë nuk ndjejnë aspak lodhje.

FIKRIJE IBISHI-ANTARE E SHOQATËS KULTURORE HUMANITARE MERHAMET

“Kermezi i solidaritetit ka zgjatur që një javë, interesimi i qytetarëve ka qenë i kadhë, poashtu secili e ka shprehur dëshirën e vet për donacion, por ne nuk do të përfundojmë deri në ditën e sotme, kermezi do të zgjatë edhe ditën  e neserme prej orës 11 deri në orën 16. Deri sot kemi kalu shumë mirë, normal që ka qenë e lodhshme, por kur e medon se për çka po mbledhim, lodhësia është diçka shumë normale”.

Organizatorët më tej deklarojnë se nëse është e nevojshe do të organizojnë edhe aksione tjera për ti ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Përndryshe, përveç se në Shkup, ky treg i improvizuar është organizuar edhe në  Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Likovë dhe Sllupçan.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING