(VIDEO) Anëtarët e reja të Këshillit Gjyqësor betohen në Kuvend

(VIDEO) Anëtarët e reja të Këshillit Gjyqësor betohen në Kuvend

Me dhënien e deklaratave solemne të dy anëtareve të reja të Këshillit Gjyqësor, ku trup plotësoi numrin e anëtarëve, që gjithsej numëron 15. Prej tyre, tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë.

Profesoresha universitare Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska dhanë deklaratat solemne në Kuvend, si anëtare të Këshillit Gjyqësor, para kryeparlamentarit Afrim Gashit. Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Alesandar Kambovski, uroi anëtaret e Këshillit duke thënë se janë vlerë e shtuar e këtij trupi, me çka mund ta ushtroj funksionin e tij kompetent.

Anëtaret janë propozim i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova dhe u zgjodhën më 12 dhjetor me shumicë votash në Kuvend.

Arlinda Kadri-Shahinoviq është profesoreshë universiteti me një karrierë akademike në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në FON, si dhe në një universitet privat. Ajo ishte pjesë e Komisionit të presidentes për falje, anëtarët e të cilit dhanë dorëheqjen kolektive pas reagimeve publike se kishin falur një anëtar të dënuar të një grupi kriminal të Shkupit.

Suzana Joshevska-Anastasovska është avokate nga Shkupi, zyra e së cilës funksionon që nga viti 2008. Ajo është gjithashtu e njohur për publikun për paraqitjet e saj në media mbi çështjet e drejtësisë. Ajo ishte gjithashtu avokatja mbrojtëse e njërit prej të akuzuarëve në rastin e Koçanit. Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë një rizgjedhjeje.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING