(VIDEO) Anesteziologut që incizoi gratë shtatëzëna i vazhdohet paraburgimi

(VIDEO) Anesteziologut që incizoi gratë shtatëzëna i vazhdohet paraburgimi

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kërkuar t’i zgjatet paraburgimi anesteziologut nga Spitali i Tetovës, i cili në TikTok publikoi pamje gjatë punës së spitalit në repartin e gjinekologjisë. Prokurori publik deri te Gjykata Themelore në Tetovë ka dorëzuar propozim për zgjatjen e masës paraprake të paraburgimit për personin e akuzuar, njoftojnë nga Prokuroria.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE, TETOVË

“Në procedurën e zhvilluar paraprake janë mbledhur prova që mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit anesteziolog i punësuar në Spitalin klinik të ISHP-së në Tetovë, më 14 prill, ka bërë incizim të paautorizuar të pacientëve dhe punëtorëve dhe e ka publikuar atë drejtëpërdrejtë në një rrjetin social tiktok, duke vepruar në mënyrë të dukshme neglizhente në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe duke shkelur rëndë të drejtat e tyre”.

Edhe nga Oda e mjekëve kanë kërkuar që anesteziologut Valon Dervishit ti merret licenca e punës për 7 vite. Për mundësinë e heqjes së përhershme të licencës ata kanë sqaruar se një vendim të tillë mund ta marrë vetëm gjykata.

Ndryshe, me 14 mars nëpunësit policor arrestuan Valon Dervishin  duke vepruar pas paraqitjes nga ana e Pëllumb Velës, drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se Dervishi i punësuar si anesteziolog në spital, ka incizuar dhe publikuar në rrjetin TikTok, personel mjekësor dhe paciente të cilave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Anesteziologu pas kësaj u përjashtua nga puna, ndërkaq me propozim të Prokurorisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, për mjekun fillimisht I ishte caktuar masë paraburgimi prej tetë ditësh.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING