(VIDEO) Andonovski: Shpresoj se njerëzit e ndershëm në antikorrupsion do të dalin nga situata

Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski duke komentuar rastin në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi Prokuroria hodhi dyshime se kryetarja e Komisionit Tatjana Dimitrovska, ka zbuluar sekrete zyrtare në rastin “Aditiv” tha se kjo gjendje i hedh një njollë institucionit dhe tha se shpreson që anëtarët e mbetur të antikorrupsionit të cilët nuk janë në asnjë mënyrë të prekur nga ky rast, do të arrijnë të dalin nga një situatë e tillë.
STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIXHITAL
“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për një situatë që askush prej nesh nuk e priste, e konsideroj një sjellje të tillë të papërshtatshme. Duke respektuar supozimin e pafajësisë, shpresoj se do të jepet ndonjë shpjegim dhe besoj se derisa të përfundojë procedura në Prokurori, dhe pastaj në gjykatë, do të ishte e papërshtatshme që ai person të vazhdojë të funksionojë në pozicionin që mban”.
I pyetur nëse Qeveria ka ndonjë udhëzim ose protokoll për institucionet e financuara nga shteti, çfarë u lejohet dhe çfarë nuk u lejohet të ndajnë përmes kanaleve digjitale, Andonovski tha se kjo çështje rregullohet me ligj.
STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL
“I gjithë informacioni, pra dokumentet dhe të dhënat që janë në dispozicion të publikut, në kuptimin që ato nuk janë të klasifikuara me një farë shkalle besueshmërie mund të ndahen përmes kanaleve dixhitale, kur bëhet fjalë për informacione të klasifikuara, ato ndahen në një mënyrë të përcaktuar me Ligjin për Informacione të klasifikuara në një procedurë të përcaktuar. Nëse bëhet fjalë për dokument të klasifikuar, përcaktohet saktësisht se cilët persona lejohen të kenë qasje në të”.
Andonovski theksoi se situata në KSHPK nuk duhet të nënkuptojë shkatërrimin e besueshmërisë së institucionit sepse ka të bëjë vetëm me një anëtar.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/