(VIDEO) Analisti Neziri: Takimi i mirë nga përmbajtja por jo edhe nga forma
Takimi në Tiranë, ndërmjet liderëve të partive politike shqiptare me kryeminstrin e Shqipërisë Edi Rama, në aspektin përmbajtësor ishte i nevojshëm dhe mendoj se do të japë rezultat. Kështu deklaroi për televizionin Shenja, analisti politik, Xhelal Neziri, i cili vlerësoi se takimi ishte i mirë për nga përmbatja, mirëpo jo i duhur për nga forma.
XHELAL NEZIRI, ANALIST POLITIK
“Ishte i mirë për nga përmbatja për shkak se kishte për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptar pikësëpari dhe më pastaj edhe të spektrit politik maqedonas rreth agjendës europiane, pra të rreshtimit me agjendat perëndimore në një kontekst gjeopolitik të rrezikshëm. Ndërkohë, që ishte i keq për nga forma për shkak se me këtë format në këtë mënyrë të organizimit të këtij takimi vërehet një qasje paternaliste e kryemistrit Rama ndaj faktorit politik shqiptarë në RMV”.
Analisti, Xhelal Neziri, më së shumti u fokusua tek përmbatja, pasi sipas tij, ajo është më e rëndësishmja në këtë raste, ai gjithashtu tha se vendi ka nevojë për një qeveri stabile.
XHELAL NEZIRI, ANALIST POLITIK
“Por unë do të dëshiroë të qendroj dhe të fokusohem tek përmbatja, pasi që ajo është më e rëndësishmja në këtë rast dhe ajo është që vendi ka nevojë për një qeveri stabile, ka nevojë që të përmbush obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare, siç ështe ajo e traktatit e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe propozimi francez që doli pikërishtë nga ky traktat dhe të vazhdojë procesin e negociatave dhe me hapjen e kapitujve të parë, që do të përafronin vendin edhe drejt integrimin në BE, por edhe do të hapnin mundësi të reja për fonde dhe financime të projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit”.
Çështja kryesore, sipas analistit Xhelal Nezirit, është që nëse brenda këtij viti do të ndryshohet Kushtetuta, do të sigurohen 80 deputetë, që do të përkrahin integrimin e bullgarëve etnik në kuadër të kushtetutës, ashtu siç është paraparë me propozimin francez, me qëllim që vendi mos të ballafaqohet edhe me një bllokadë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.
Samir Mustafa /SHENJA/